FOTO-ALBUMI/ Java Kulturore e Kazakistanit, performancë mbresëlënëse e Adam në sheshin “Italia”
Nga OraNews Përditësimi i fundit 20 Tetor 2025, 11:33
heshi “Italia” u mbush mbrëmë me të rinj që kënduan nën ritmet e muzikës kazake.
Koncerti i Adam, një ndër emrat më të njohur të muzikës, në Kazakistan, çeli Javën Kulturore të Kazakistanit.
Ylli i madh i muzikës kazake dhe botërore, Adam solli në skenën e ngritur në shesh, energjinë dhe ritmet moderne që ndezin çdo performancë. Pjesë e eventit ishte dhe Ansambli “Turan”, ambasadorë të kulturës turkic, që përmes tingujve dhe instrumenteve tradicionale sjellin artin dhe emocionet e Azisë Qendrore.
Muzika e Adam ka miliona dëgjues në mbarë botën. Vetëm kënga e tij, “Zhurek”, ka mbledhur mbi tre miliardë shikime ne platformat online.
Dashamirësit e artit dhe kulturës mundën ta ndiqnin pa pagesë këtë koncert

