Një përfaqësues i UNICEF, mes të arrestuarve nga Huthit në Sanaa
Nga OraNews Përditësimi i fundit 20 Tetor 2025, 10:02
Përfaqësuesi i UNICEF-it në Jemen, shtetasi britanik Peter Hawkins, ishte midis 20 punonjësve të OKB-së të arrestuar nga rebelët Huthi në Sanaa dje.
Lajmi u dha nga një zyrtar i OKB-së për AFP-në.
“Peter Hawkins është një nga 15 anëtarët e stafit ndërkombëtar që mbahen në kompleksin e Kombeve të Bashkuara, ku Houthi-t bastisën kompleksin, duke rrëmbyer gjithashtu pesë anëtarë të stafit vendas”, tha ai në kushte anonimiteti.
