Asani fiton zemrat në Iran/ Lojtari i Shqipërisë i jep fitoren në ligë ekipit të tij, Esteglal

Do të përpiqet ta rifitojë vendin në kombëtare, e ndoshta do t’ia dalë. Jasir Asani të paktën e ka treguar veten se cili është në Ligën Profesioniste të Iranit, duke u cilësuar si më I miri I skuadrës, dhe njëri nga më të mirët e kampionatit.

Ylli kuqezi ishte më i rëndësishmi, dhe vendimtar, në fitoren që Esteglal arriti në kampionat ndaj rivalit Mes Rafsanxhan në javën e shtatë.

Asani e vendosi shpejt fatin e ndeshjes, duke shënuar një gol të shkëlqyer personal që në 12’. Ishte stili I tij të zakonshëm, veçse zgjodhi shtyllën e parë, jo të dytë, besohet për të gabuar portierin.

Mediat iraniane patën lavdërime të mëdha për shqiptarin. Njëra prej tyre shkruante se Esteglal u duk sikur kishte dy Jasir Asanë kundër Mes Rafsanxhanit.

Sepse 30-vjeçari, sipas mediave në Teheran, ishte I shkëlqyer në sulm dhe në mbrojtje. Asani për gazetat e kryeqytetit kreu shumë mirë detyrat mbropjtëse në mesfushë, madje u tërhoq edhe më prapa në prapavijë.

Futbollisti I Shqipërisë ka 3 gola e një asist në 6 ndeshje në Ligën Profesioniste të Iranit, ku nuk është gjithmonë titullar, veçse ka luajtur 82 për qind të minutave.