Martesë "mbretërore"/ Princ Leka dhe Blerta Celibashi martohen në një resort luksoz në Sarandë (FOTOT)
Nga OraNews Përditësimi i fundit 11 Tetor 2025, 20:35
Princ Leka dhe Blerta Celibashi i kanë dhënë fund beqarisë, me një ceremoni që është zhvilluar në një resort luksoz në Sarandë.
Fotot nga eventi janë bërë publike sot, duke treguar momente nga dasma e çiftit, e cila është mbajtur në rreth të ngushtë familjarësh dhe miqsh të afërt.
Ceremonia është zhvilluar në bregdet, ndërsa deri tani nuk janë bërë të ditura shumë detaje për të ftuarit apo organizimin.