“Mbretëresha e muzikës drag” arrestohet në SHBA: Ishte errësirë dhe nuk e kuptova…
Një “drag queen” (rrymë muzikore që promovohet kryesisht nga komuniteti LGPBTQIA) është arrestuar për abuzim seksual ndaj një djali 13-vjeçar në SHBA. Akuzat kanë çuar në largimin e saj edhe nga parada e Pride në Phoenix.
Michael Browder, i njohur me pseudonimin Aubrey Galici, është akuzuar për dy akuza për abuzim seksual ndaj një të mituri, sipas ABC. 35-vjeçari ishte një nga dy burrat që u takuan me adoleshentin pasi e takuan atë përmes një aplikacioni takimesh online, sipas dokumenteve të gjykatës.
Policia gjeti mesazhe në laptopin e adoleshentit që e çuan te Browder, të cilin oficerët e identifikuan si një “drag queen, e njohur e Phoenix”, sipas dokumenteve të gjykatës.
Browder foli me hetuesit më 16 shtator dhe dyshohet se pranoi se kishte kryer marrëdhënie seksuale me të riun, por pretendoi se apartamenti i viktimës së supozuar ishte aq i errët “saqë ai nuk ishte në gjendje të përcaktonte moshën e viktimës”, sipas “New York Post”.
Ai u tha oficerëve se besonte që 13-vjeçari ishte në të vërtetë 18 ose 19 vjeç. 13-vjeçari u tha oficerëve se ishte shtirur sikur ishte më i vjetër në aplikacion, inforrmon “Fox News“.
Phoenix Pride më vonë njoftoi se Broëder ishte larguar nga eventi.
“Krimi i supozuar është diçka që ne e konsiderojmë të dënueshme dhe plotësisht në kundërshtim me idealet që përfaqëson Phoenix Pride”, tha organizata.
Browder duhet të paguajë 10,000 dollarë për t’u liruar. Nëse paguan, do të lirohet me një “byzylyk” dhe duhet të qëndrojë larg fëmijëve, të mos mbajë armë dhe të mos përdorë alkool ose drogë.
