EU4Culture monitoron projektet e trashëgimisë kulturore në Krujë e Kurbin

Si pjesë e programit të granteve, ekipi i EU4Culture dhe Delegacioni i BE-së në Shqipëri, kryen një vizitë të përbashkët monitoruese në Krujë dhe Kurbin.

Së bashku, ata eksploruan katër projekte frymëzuese: “Triada e Trashëgimisë së Arbanonit” nga Qendra Burimore Mjedisore Shqipëri; “Shije të përjetshme” nga Shqiptari Lokal; Fondacioni për Zhvillimin e Kapaciteteve “Kujtesa historike frymëzon turizmin” nga Qendra për Promovimin e Konkurrencës; “Trashëgimia Epidamn” nga Durrësi Aktiv.

Këto vizita mblodhën së bashku partnerë, artizanë, të rinj dhe anëtarë të komunitetit për të diskutuar se si këto nisma po kontribuojnë në ringjalljen e vendeve të trashëgimisë kulturore, ruajtjen e zejeve tradicionale dhe rritjen e turizmit përmes shtigjeve që lidhin natyrën, traditën dhe trashëgiminë kulturore.

Gjatë kësaj vizite u prezantuan produktet, aktivitetet dhe rezultatet, duke treguar se si iniciativat mbështesin qëndrueshmërinë dhe sjellin përfitime të prekshme për komunitetet lokale.

EU4Culture monitoron projektet e trashëgimisë kulturore në

Programi EU4Culture financohet nga Bashkimi Evropian dhe zbatohet nga UNOPS në bashkëpunim të ngushtë me Ministrinë e Turizmit, Kulturës dhe Sportit.