“22 vite pa ty”/ Kim Kardashian dedikim prekës për të atij: Faleminderit, na mbrojte nga parajsa...(FOTO)
Në një postim në Insta Story të martën, më 30 shtator, Kim Kardashian ndau një fotografi të saj me një kapelë dhe fustan diplomimi, së bashku me babain e saj të ndjerë, Robert Sr., i cili qëndronte pranë vajzës së tij me një buzëqeshje rrezatuese.
"Faleminderit që gjithmonë e mbrojte familjen nga parajsa," shkroi Kardashian.
Robert Kardashian Sr, ishte një avokat i njohur për punën e tij në gjyqin famëkeq të vrasjes së O.J. Simpson në vitin 1995, ai vdiq më 30 shtator 2003, në moshën 59-vjeccare pasi u diagnostikua me kancer të ezofagut.
Në vitin 1978, Robert Kardashian Sr. u martua me Kris Houghton, tani Kris Jenner, dhe çifti mirëpriti vajzat Kourtney në vitin 1979, Kim në vitin 1980 dhe Khloe në vitin 1984, dhe djalin Rob Jr. në vitin 1987. Robert Sr. dhe Kris u divorcuan në vitin 1991.
Gjithashtu në nder të kujtimit të babait të saj, motra e Kim-it, Khloé Kardashian, ndau një ‘Reel’ në ‘Insta Story’ që e postoi fillimisht në shkurt 2024.
Vajzat e Kardashian nuk janë të vetmet që e kujtojnë Robertin në përvjetorin e vdekjes së tij.
Në librin me kujtimet e saj, të sapo publikuara ‘Softly’,”As I Leave You, Life After Elvis”, ish-e dashura e tij Priscilla Presley ndau kujtime të bukura të marrëdhënies së saj me avokatin dhe sipërmarrësin, me të cilin ajo u takua shkurtimisht në vitin 1975.
Në libër, Presley zbuloi gjithashtu se Kim e telefonoi nga shtrati i vdekjes së Robert Sr. në mënyrë që çifti të mund të bënte "një bisedë të fundit".


