Vizitorët drejt Kalasë së Gjirokastrës në rritje, Duka zbulon sfidat e menaxhimit
Kalaja e Gjirokastrës, një nga thesarët historikë të Shqipërisë dhe pjesë e trashëgimisë botërore të UNESCO-s ka regjistruar një rritje të ndjeshme të turistëve gjatë vitit 2025.
Për të folur më shumë për këtë temë, i ftuar në një lidhje të drejtpërdrejtë në "Ora News", ishte Kreu i Drejtorisë së Kulturës Kombëtare në Gjirokastër, Ardis Duka.
" Deri më sot Kalaja e Gjirokastrës ka pritur rreth 263 mijë vizitorë për këtë periudhë. Pra, një rritje deri në 15% mesatarisht.
Gjirokastra nuk është më e panjohur. Kemi pasur një rritje të qëndrueshme të vizitorëve. Edhe feedbacku i tyre ka qenë pozitiv. Deri nga fundi i vitit mund të shkojë edhe 300 mijë vizitorë, e cila është e përqëndruar në muajt kryesisht, maj, qershor deri në shtator në këtë periudhë pasi ka pasur rreth 50-60 mijë vizitorë në muaj.
Kjo ka dhe sfidat e saj, pasi nuk është njësoj si të menaxhosh 200 mijë apo 300 mijë vizitorë. Ka nevojë për kosto më të larta mirëmbajtjeje, ka nevojë për vëmendje të shtuar sepse ai vizitor që vjen nuk mendon se sa veta ke ti 500 apo 1000 veta, ai është i interesuar për të marr një feedback sa më pozitivë", u shpreh Duka.
