“PUÇ” PAS PRESIDENCIALEVE! Kandidati i të djathtës ekstreme në Rumani akuzohet se planifikoi grusht shteti

Ish-kandidati i ekstremit të djathtë për president të Rumanisë, është akuzuar akuzohet për tentativë grusht shteti pas anulimit të zgjedhjeve presidenciale të vitit 2024, të cilat u shoqëruan me dyshime për ndërhyrje ruse. Plani sipas hetimit u thur me një drejtuesit e një grupi mercenarësh të cilët do të kryenin sulmin e parandaluar në dhjetor të vitit të kaluar

Ish-kandidati i të djathtës ekstreme për president i Rumanisë, Calin Georgescu, është akuzuar për tentativë grusht shteti pas anulimit të raundit të parë të zgjedhjeve presidenciale dhjetorin e kaluar, thanë autoritetet e drejtësisë.

Horatiu Potra, një ish-legjionar francez dhe komandant milicie në Republikën Demokratike të Kongos, së bashku me 20 persona të tjerë, janë gjithashtu janë vënë nën akuzë.

Ata dyshohen për një sulm të planifikuar në kryeqytetin rumun Bukuresht më 8 dhjetor 2024, të cilin policia vendase arriti ta parandalojë.

Prokurorët rumunë në aktakuzë e përshkruajnë si një komplot kundër rendit kushtetues të Rumanisë, ku përfshiheshin Georgescu, Potra, grupi i tyre dhe lidhje të dyshuara me inteligjencë të huaj.

Sipas prokurorëve, Georgescu u takua me Potrën dhe anëtarë të tjerë të grupit të tij në një fermë kuajsh në dhjetor, pak pasi fitorja e tij në zgjedhjet presidenciale u anulua.

Fillimisht ai e mohoi takimin, por u detyrua ta pranojë pasi në media u publikuan fotografi.

Megjithatë mohoi të kishte diskutuar plane për kryengritje.

Në fund të shkurtit policia bastisi disa vende në Rumani, duke zbuluar një depo armësh, ar dhe para cash, me të cilat, sipas akuzës, grupi i Potrës planifikonte të merrte pushtetin me dhunë.

Prokurorët thonë se Potra nuk ndodhet aktualisht në vend dhe mund të kërkojë azil në Rusi.

Georgescu, 63 vjeçar, doli i pari në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale të nëntorit 2024, por rezultati u anulua nga Gjykata Kushtetuese pak ditë para zhvillimit të raundit të dytë, mes akuzave për ndërhyrje ruse.

Shërbimet e inteligjencës rumune sugjeruan se prania dhe popullariteti i tij në rrjetet sociale ishte nxitur nga një fushatë e madhe ndikimi  e organizuar nga jashtë  për të ndërhyrë në rezultatin e votimit.

Sipas hetuesve, mbi 2.000 faqe në Facebook u përdorën për të amplifikuar mesazhet pro-Georgescu, ndërsa rrjete me mbi 20.000 llogari të automatizuara në TikTok përforcuan fushatën e tij ditët para votimit.

Pasi Georgescu u ndalua të regjistrohej si kandidat, aleati i tij George Simion, kreu i partisë së ekstremit të djathtë AUR, garoi në vendin e tij në përsëritjen e zgjedhjeve në maj.

Simion fitoi bindshëm në raundin e parë, por në balotazh u mposht nga Nicusor Dan, kryebashkiaku liberal pro-BE i Bukureshtit.

Georgescu ende nuk ka komentuar mbi akuzat, megjithëse këtë muaj ai akuzoi autoritetet rumune se qeverisin përmes “mashtrimit, intrigës dhe përçarjes”.

Data e nisjes së procesit të bujshëm ende nuk është përcaktuar, por pritet në fillim të vitit 2026