U kthyen pas 24 vitesh, grupi legjendar Scorpions dhuron spektakël në sheshin “Skënderbej”
Nga OraNews Përditësimi i fundit 14 Shtator 2025, 22:41
Sheshi “Skënderbej” është elektrizuar mbrëmjen e sotme nën ritmin e muzikës rrok.
Në skenën gjigante të vendosur në shesh, u ngjit grupi legjendar Scorpions, i cili rikthehet në Tiranë pas 24 vitesh.

Me ndalesën e radhës në Tiranë këtë 24 shtator, Scorpions përmbyll turin europian, i cili përkon me 60 vjetorin e krijimit të grupit legjendar, që frymëzoi breza të tërë.
Sheshi “Skënderbej” u shndërrua në një arenë rock-u, ku Scorpions performuan hitet më të njohura.

