Orlando Bloom tregon për raportin me Katy Perry pas ndarjes dhe s’qenka aspak keq!

Orlando Bloom ka rrëfyer periudhën pas ndarjes me Katy Perry. Në një intervistë, Bloom tha se po ia del mirë pas ndarjes së çiftit në korrik.

“Jam mirë. Jam shumë mirënjohës. Kemi vajzën më të bukur”, tha ai para se të vijonte duke iu referuar edhe filmit ku luan, “The Cut”: “E di, kur lë gjithçka në fushë siç bëra në këtë film, ndihem mirënjohës për gjithë këtë. Jemi shumë mirë. Do të jemi shumë mirë. S’ka asgjë veç dashurisë.”

Perry dhe Bloom, të cilët kanë një vajzë, Daisy Dove, thanë përmes një deklarate të përbashkët se po i jepnin fund marrëdhënies së tyre 10-vjeçare.

Së fundmi, për ndarjen ka folur edhe ish-gruaja e tij, modelja Miranda Kerr, me të cilën Katy ka miqësi shumë të mirë. Ajo tha se më 26 gusht kishte qenë me të dy ata për ditëlindjen e vajzës.

“I takova të dy në fundjavë. Po festonim ditëlindjen e Daisy. Jemi një familje e madhe dhe e lumtur. Katy është e mrekullueshme. E dua shumë. Edhe Orlando, sigurisht.”

Pas njoftimit të ndarjes, Perry ka vazhduar me turneun “Lifetimes” kurse Bloom i është përkushtuar filmit “The Cut” i cili debuton në kinema më 5 shtator.