“Menaxhimi i ujit, si energjia”, Balluku: Operatori Kombëtar i Ujit do na çojë në një nivel tjetër
Ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku tha se menaxhimi i ujit do të bëhet me të njëjtën filozofi, që është aplikuar në sektorin e energjisë.
Sipas saj, krijimi i Operatorit të Ujit do të çojë sektorin në një nivel më të lartë.
“Sektori i energjisë në 2013 ishte me humbje deri në 50%, bëhej fjalë për vjedhje dhe rrjet të amortizuar, faturave aforfe.
Duke pasur shembullin energjisë elektrike dhe avancimin që ka bërë ky sektor, me ndarjen e shoqërive, ne sot kemi një skemë të qartë të funksionimit të kompanisë që duhet të aplikohet dhe në sektorin e ujësjellësit dhe kanalizimeve.
Krijimi i Operatorit të Ujit do na çojë në një nivel tjetër.
Në përmbyllje të ngritjes së Operatorit të ri që do fillojë në janar 2026, do nisim nga puna për fazën e tretë, që duhet të jetë operacionale në janar të 2027.
Për të kthyer të 15 kompanitë, që do të vijojnë operimet në mënyrë të njëjtë, pa i ndryshuar asgjë pa u prekur, këto kompani më pas do të bëjnë edhe ndarjen në dy nukla nukla njëra që do merret me mirëmbajtjen dhe tjetra me faturim arkëtim e gjithcka tjetër. Duke përmbyllur kështu një rrugëtim të gjatë që ka patur momente të mira, momente kritike.
Ne vendosemi para sfidave të vazhdueshme e diskutojmë shpesh rastin e Golemit, që është një zonë e investuar në mënyrë intensive. Por kur është investuar në Golem është investuar për 30 mijë banorë, por shkon edhe në 300 mijë banorë që duhet të shërbehen. Janë lajme të mira për turizmin, por që peshojnë mbi supet e sektorit të ujësjellës kanalizimeve.”, tha ajo.

