FOTO/ Shkrime nacionaliste e kundër institucioneve të Kosovës vendosen në disa komuna

FOTO/ Shkrime nacionaliste e kundër institucioneve të Kosovës

“S’e japim Serbinë”, “Lufto kundër bllokadave të Kurtit”, “E dua kthimin e Serbisë sime”, janë vetëm disa nga shkrimet që janë vendosur në disa komuna me shumice serbe në Kosovës.

Parulla me thirrje nacionaliste dhe kundër institucioneve të Kosovës janë vendosur ditën e djeshme, më 31.08.2025 edhe në komunën e Graçanicës, komunë e cila është e banuar me serbë.

Posterat në gjuhën serbe janë vendosur edhe në fshatin Koretishtë të Novëberdës e në Mitrovicë të Veriut.

Nga Policia e Kosovës, nuk kanë kthyer përgjigje gjatë ditës, nëse janë duke hetuar apo kanë identifikuar ndonjë person për këtë ngjarje.