Makina përpl*set me turmën jashtë një bari në Francën veriore, humb jetën një person, lëndohen 5 të tjerë
Një burrë ka përplasur me makinë një turmë njerëzish jashtë një bari në Francën veriore, ku si pasojë një person ka humbur jetën dhe pesë të tjerë u plagosën. Autoritetet kanë nisur një hetim për vrasje dhe tentativë vrasjeje, me prokurorët që thonë se kanë përjashtuar terrorizmin si motiv. Lidhur me ngjarjen, deri tani policia ka arrestuar dy burra dhe një grua.
Ndërkohë, nga pesë personat e plagosur, dy raportohet se janë në gjendje kritike.
Sulmi ndodhi pas një grindjeje midis një gruaje të re dhe disa burrave, të cilët stafi i barit i kishte nxjerrë jashtë. Prokurorët thanë se grindja kishte përshkallëzuar dhe përfunduar në një tragjedi të tmerrshme pasi një burrë hyri në një automjet dhe qëllimisht u kthye mbrapsht me shpejtësi të lartë drejt turmës jashtë lokalit.
Guy Lefrand, kryebashkiaku i Évreux, tha në një deklaratë të postuar në mediat sociale: “Këtë mëngjes u informova për një incident të rëndë që ndodhi përpara La ëinery në rrugën ëinston Churchill. Shpërtheu një sherr, duke shkaktuar përplasjen e një turme dhe një automjet goditi disa persona.”
Duke përgëzuar shërbimet e emergjencës dhe policinë për reagimin e tyre, kryebashkiaku shtoi: “Situata tani është qetësuar. Një hetim është duke u zhvilluar për të përcaktuar rrethanat e sakta të kësaj tragjedie.”
