Biletë shtesë për pasagjerët mbi peshë! Kompania amerikane e fluturimeve “Southwest Airlines” ndryshon rregullat

Kompania amerikane e fluturimeve Southwest Airlines ndryshon politikën e saj mbi 30-vjeçare: pasagjerët që zënë më shumë se një vend duhet të paguajnë biletë shtesë. Vendimi hyn në fuqi më 27 janar 2026 dhe ka sjellë reagime të forta

Kompania amerikane Southwest Airlines do të ndryshojë rregulat e saj për klientët mbi peshë, duke kërkuar që ata të paguajnë për vende shtesë

Vendimi që han në fuqi më 27 janar 2026 ndryshon politikën që ndiqej prej më shumë se 30 viteshe, dhe u garantonte disa pasagjerëve edhe një ulëse shtesë pa papaegë.

Me ndryshimin e ri, bileta e dytë do të mund të rimbursohet vetëm në rastet, kur në avion ka vende bosh.

Në këtë rast, pasagjerit i kthehet pagesa e biletës shtesë, me kusht që kërkesa të bëhet brenda 90 ditëve dhe të dy biletat të jenë në të njëjtën klasë tarife, sqaruan autoritetet e linjës.

Reagimet nuk munguan. Shoqata Kombëtare për Avancimin e Pranimit të Mbipeshës e cilësoi vendimin “shumë të ashpër” për udhëtarët e kësaj kategorie, ndërsa disa e quajtën të padrejtë.

Nga ana tjetër, agjentët e udhëtimeve paralajmëruan se vendimi do të ndikojë negativisht tek kompania.

“Nëse një udhëtim kushton 300 deri në 400 dollarë më shumë, kjo do të thotë më pak njerëz që fluturojnë, edhe pse udhëtimi bëhet më komod për pasagjerët,” tha për New York Times agjentja Kaycee Bivens.

Një tjetër ndryshim thelbësor që do të hyjë në fuqi po më 27 janari 2026 ka të bëjë me sistemin e përcaktimit të vendeve ku do të ulen, ku nuk do të ketë më  ulëse të hapura, pro ato do të përcaktohen në biletë.

Kompania shpjegoi se kjo bëhet për të garantuar sigurinë dhe rehati për çdo pasagjer.

Megjithatë, kritikët theksojnë se Southwest rrezikon të humbasë avantazhin që e dallonte nga konkurrentët.

Linjat e tjera amerikane, si Delta Air Lines dhe American Airlines, nuk ofrojnë rimbursim për vendet shtesë të paguara nga pasagjerët mbi peshë.

Për këtë arsye, shumë udhëtarë kishin zgjedhur prej vitesh Southwest, e cila tani duket se po bëhet njësoj si të tjerat.