Hidhet gur në drejtim të presidentit të Argjentinës, Javier Milei largohet nga tubimi prej eskortës së sigurisë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 27 Gusht 2025, 21:16
Presidenti i Argjentinës, Javier Milei, është larguar përkohësisht nga ekipi i tij i sigurisë pas një incidenti të dhunshëm, ku një person hodhi një gur drejt eskortës presidenciale, raportoi agjencia Reuters.
Zëdhënësi i presidencës konfirmoi se, fatmirësisht, nuk pati të lënduar, ndërsa nuk janë dhënë detaje shtesë për identitetin e autorit apo motivin e sulmit.
Incidenti ka ngritur shqetësime për sigurinë e presidentit në një klimë politike të tensionuar në Argjentinë, ndërsa hetimet për ngjarjen janë në vazhdim.