Kina refuzon negociatat bërthamore me SHBA-në dhe Rusinë
Kina refuzoi sot ftesën e Donald Trump për të marrë pjesë në negociata tripalëshe me amerikanët dhe rusët mbi reduktimin e arsenaleve bërthamore,
Shtetet e Bashkuara dhe Rusia, kryesisht për shkak të rivalitetit të tyre gjatë Luftës së Ftohtë, zotërojnë gati 90% të armëve bërthamore në botë, shumë më tepër se gjiganti aziatik, i cili renditet i treti.
“Mendoj se denuklearizimi është një objektiv shumë, shumë ambicioz. Rusia është e gatshme ta bëjë dhe mendoj se edhe Kina do të jetë”, u tha Donald Trump gazetarëve.
“Ne nuk mund të lejojmë që armët bërthamore të përhapen. Duhet t’i ndalojmë ato. Fuqia e tyre është tepër e madhe”, theksoi ai në Shtëpinë e Bardhë. Donald Trump kishte bërë deklarata të ngjashme që në janar.
“Vendet me arsenalet më të mëdha bërthamore duhet të përmbushin me seriozitet përgjegjësitë e tyre të veçanta dhe parësore për çarmatimin bërthamor”, reagoi sot Guo Jiakun, zëdhënës i Ministrisë së Jashtme të Kinës.
”Këto vende duhet të bëjnë një ulje të konsiderueshme dhe të rëndësishme të arsenalit të tyre për të krijuar kushtet e nevojshme për arritjen e çarmatimit të plotë dhe përfundimtar bërthamor”, argumentoi ai në një konferencë të rregullt për shtyp.
“Forcat bërthamore të Kinës dhe Shteteve të Bashkuara nuk janë aspak në të njëjtën shkallë dhe kërkesa që Kina të bashkohet në këto negociata nuk është as e arsyeshme dhe as realist”, shtoi ai.
