Tymi i zjarreve nga Spanja mbërrin në Skandinavi, emetime rekord karboni

Kriza e zjarreve që ka përfshirë veriperëndimin e Gadishullit Iberik që nga fillimi i gushtit ka pasur një ndikim shkatërrues në mjedis, duke i çuar emetimet e karbonit në Spanjë në nivele të papara, ndërsa tymi nga zjarret ka arritur në vendet skandinave dhe ka kompromentuar cilësinë e ajrit në zona të gjera, duke përkeqësuar efektet negative të zjarreve në Kanada.

Sipas të dhënave nga Shërbimi i Monitorimit Atmosferik ’’Copernicus’’ (CAMS), programi satelitor i Bashkimit Evropian, emetimet totale të karbonit që nga fillimi i vitit kanë arritur një rekord prej 5,5 megatonësh.

Kjo vlerë shënon kulmin më të lartë që kur CAMS filloi të monitorojë parametrin në vitin 2003 dhe tejkalon shumë rekordin e mëparshëm vjetor prej 3,5.

Rritja ka qenë eksponenciale që nga gushti, duke përkuar me shpërthimin e zjarreve. Grimcat e lëshuara në atmosferë nga zjarret “kanë degraduar seriozisht cilësinë e ajrit në gadishullin italian dhe pjesërisht në Francë”, raporton ’’Copernicus’’.

Ekspertët e ’’Copernicus’’ e quajnë fenomenin “të jashtëzakonshëm”, me tymin nga zjarret që kalon Francën, Mbretërinë e Bashkuar dhe madje arrin në vendet skandinave duke shtuar këtu edhe zjarret në Kanada.