Java e parë, shtyhet ndeshja e Superiores
Nga OraNews Përditësimi i fundit 20 Gusht 2025, 11:50
Ndeshja Teuta-Dinamo, e planifikuar për t'u luajtur më 24 gusht, është shtyrë. Ky vendim është marrë pas kërkesës së Dinamos, që kërkoi shtyrjen e datës për ndeshjen e javës së parë.
Kryeqytetasit do të luajnë të enjten ndaj Jagiellonias dhe për këtë arsye ditët për përgatitje do të ishin të pakëta.
Bëhet e ditur se ndeshja Teuta-Dinamo do të luhet më 5 shtator në Durrës, në stadiumin “Niko Dovana”.
Në bazë të kërkesës së Dinamo City për shtyrjen e ndeshjes dhe dakordësisë së ekipit të Teutës, ju informojmë se ndeshja Teuta – Dinamo City e planifikuar fillimisht për t’u zhvilluar më datë 24.08.2025, do të luhet më datë 05.09.2025 ora 17:00, në stadiumin “Niko Dovana”, Durrës.
