SKANDALI SKANDINAV/ Djali i madh i Princeshës së Norvegjisë zyrtarisht nën akuzë për 32 vepra penale
Djali i madh i Princeshës së Kurorës së Norvegjisë, Marius Borg Høiby, 28 vjeç, është zyrtarisht i akuzuar për 32 vepra penale, përfshin katër akuza të rënda për përdhunim.
Prokurorët norvegjezë bëjnë të ditur se ka gjithashtu akuza për abuzim seksual ndaj dy ish partnerëve të tij.
Ai akuzohet për shkelje të privatësisë dhe regjistrimit të paligjshëm të disa grave pa dijeninë apo pëlqimin e tyre.
Høiby, i cili nuk mban titullin mbretëror dhe nuk ka detyra zyrtare brenda familjes mbretërore, është djali i Princeshë Mette-Marit para se ajo të martohej me Princin e Kurorës Haakon, trashëgimtari i fronit norvegjez.
Prokurorja e çështjes njoftoi se përdhunimet kanë ndodhur në periudhën 2018-2024.
Autoritetet konfirmojnë se ai është arrestuar tre herë gjatë vitit 2024, në muajin gusht, shtator dhe nëntor, dhe ka qenë nën hetim që nga gushti me dyshimet fillestare për një sulm fizik.
Sipas avokatit të tij, i riu mohoi kategorikisht akuzat për përdhunimin dhe dhunën në familje, megjithatë ai planifikon të pranojë disa akuza më të lehta.
Nëse shpallet fajtor për akuzat më të rënda, Høiby mund të përballet me një fajtor në 10 vjet burg.
Gjyqi, sipas prokurorisë, pritet të mbahet në janar të vitit të ardhshëm dhe të zgjasë rreth gjashtë javë. Familja mbretërore nuk ka komentuar ende publikisht mbi çështjen.

