Farmaci pranë yjeve! Ilaçet e ardhshme të k*ncerit mund të prodhohen në hapësirë
Shumë kompani po turren drejt ekonomisë hapësinore, një sektor tregtar që pritet të arrijë në 1,8 trilionë dollarë në dekadën e ardhshme. Tur-operatorët po ofrojnë turizëm pranë yjeve, ndërkohë po ideohen ferma dhe së shpejti, edhe kushtet atmosferike të hapësirës.
Tech Now i BBC viziton një startup londinez që synon të përmirësojë trajtimin e sëmundjeve duke ndërtuar një fabrikë farmaceutike në hapësirë.
Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, një në gjashtë persona humb jetën nga kanceri.
“Momentalisht, për t’u kuruar nga kanceri, duhet të shkojmë në spital dhe të na injektojnë ilaçet në gjak, çka kërkon shumë kohë dhe duhet të kalojmë gjithë ditën në spital. Por nëse merr të njëjtin ilaç dhe i jep një formë që mund ta vetëinjektosh, nuk ke më nevojë të shkosh në spital dhe mund të qëndrosh në shtëpi”, thotë CEO e Bio Orbit, Katie King. “Po përpiqemi ta realizojmë sepse mund të bëhet përmes përfitimit të kristaleve të ilaçit.”
Në fjalë të thjeshta, në Tokë graviteti shkakton defekte në rritjen e kristaleve sepse ndikon te lëvizja molekulare. Në hapësirë, në një mjedis me mikrogravitet, kristalet uniforme mund të krijohen më ngadalë.
“Nuk ka sesi ta bësh këtë në Tokë. Ti mund të kesh instrumente që të japin disa sekonda me mikrogravitet, por kjo nuk mjafton që kristalet të mos formohen”, shpjegon King.
Atyre mund t’iu duhen javë për t’u formuar, në varësi të ilaçit. Mund të tingëllojë si film fantastiko-shkencor, por ky proces super-kristalizimi bazohet në dekada kërkimesh.
Synimi është që kristalet të dërgohen në hapësirë dhe të kthehen në Tokë në gjendjen e krijuar atje.
Por, ka një kufizim. Kompanisë mund t’i nevojitet një auditim ndaj do të duhet që një specialist i fushës të dërgohet në hapësirë si astronaut për të kryer procesin, por për ta, kjo është një punë që s’do ta refuzonte askush.
