"Mos e ekzagjeroni shumë lajmin"/ U dhunua nga dhëndri dhe të ftuarit, reagon Shpat Kasapi: Ishte një keqkuptim me dasmorët
Nga OraNews Përditësimi i fundit 10 Gusht 2025, 22:42
Shpat Kasapi ka reaguar pas lajmeve se së bashku me të vëllanë, ishin dhunuar nga dhëndri dhe të ftuarit në një dasmë ku ishte ftuar për të kënduar.
Me anë të një postim në rrjetet sociale Shpat Kasapi shkruan se ishte një keqkuptim me dasmorët, duke shtuar se nuk kishte asgjë për tu shqetësuar.
Këngëtari thekson gjithashtu që lajmi mos ekzagjërohet shumë teksa u shpreh se ndodhet mirë nga ana shëndetësore.
“Të dashur miq, unë jam mirë me shëndet, falë Zotit. Ju lutem mos e ekzagjeroni shumë lajmin, ishte një keqkuptim me dasmorët, asgjë tjetër për t’u shqetësuar,” shkruan këngëtari në një postim në InstaStory.