Egnatia bën detyrën në Slloveni, barazim i çmendur me 10 lojtarë me një penallti të humbur e një tjetër të anuluar në shtesë
Egnatia ka bërë detyrën më së miri në Slloveni teksa ka barazuar me shifrat 0-0 ndaj Olimpijas së Ljubljanës në takimin e parë të turit të tretë të Ligës së Konferencës në një duel dramatik deri në sekondat e fundit.
Ekipi i drejtuar nga Edlir Tetova bëri gjithçka mirë në pjesën e parë duke mos lejuar vendasit të shfaqeshin shpesh rrezikshëm para Dajsinanit, duke tentuar që të dilnin nga kjo transfertë me një rezultat pozitiv.
Por në pjesën e dytë, protagonist u bë gjyqtari skocez i cili dha një tufë kartonë të verdhë për rrogozhinasit, plot 9 të tillë, me një të kuq për Fangajn.
Ai dha edhe dy penallti për vendasit, ku e para shumë bujare, u gabua nga Tam. Ndërsa e dyta në minutat e fundi shtesë, për fat u anulua pas sinjalizimit të VAR, pasi ishte faull jashtë zonës.
Kësisoj, Egnatia kthehet në Shqipëri me një rezultat pozitiv që i jep mundësi të mira të tentojë kualifikimin në play-off të turneut.
90’+10’ Mbyllet ndeshja me shifrat 0-0.
