Dua Lipa tregon emocionet nga festivali SunnyHill dhe dashurinë e saj për Kosovën
Këngëtarja e famshme shqiptare Dua Lipa është në trans të vërtetë në mesin e festivalit madhështor Sunny Hill dhe marrjes së nënshtetësisë së Kosovës.
Ajo në një postim në Facebook ka sjellë emocionet nga netët e festivalit Sunny Hill që mbledhë këngëtarët më të njohur botërorë e vendorë.
Dua Lipa është treguar shumë e emocionuar në pamjet e saj përgjatë festivalit, duke mos harruar se ditë më parë ajo mori edhe nënshtetësinë e re.
“Mora shtetësinë e Kosovës mbrëmjen e kaluar dhe pastaj festova shumë në Sunny Hill Festival mbrëmjen tjetër. E dua jetën,” u shpreh Dua Lipa, raporton KosovaPress.
Bashkangjitur në postimin e saj ishin edhe fotografi të ndryshme nga e para të festivalit Sunny Hill, ku në njërën prej tyre ajo shihet edhe me të fejuarin e saj.
