Milan-i sfidon Liverpool-in në Hong Kong! Allegri: Nuk është thjesht miqësore, ekipi po përmirësohet

Në ndeshjen nga Liverpool trajneri i Milanit do të shikojë problematikat në ekip për të kërkuar më tej përmirësimin. Në konferencën përpara ndeshjes miqësore Alegri shprehet se pret rezultate me afrimin e Modric

Milani vijon turin përgatitor në Azi dhe Oqeani. Pas humbjes 1 me zero ndaj Arsenalit, skuadra e drejtuar nga Massimiliano Allegri do të përballet me kampionët e Anglisë, Liverpoolin, në Hong Kong.

Në konferencën për shtyp, Allegri theksoi se nuk bëhet fjalë thjesht për një miqësore.

“Liverpool është kampion i Anglisë, ka fituar kampionate e Champions. Është një ndeshje e rëndësishme për ne, duhet të bëjmë më mirë se sa me Arsenalin. Ishim të mirë në mbrojtje, por nuk shfrytëzuam rastet në sulm. Gjithsesi, ky tur shërben për t’u njohur dhe për t’u përgatitur për nisjen e Serie A”, tha ai.

Milan-i sfidon Liverpool-in në Hong Kong! Allegri: Nuk është

Tekniku kuqezi u ndal edhe te merkatoja, duke hedhur poshtë zërat xhelozi ndaj kolegut të tij të Liverpoolit, Arne Slot, që ka shpenzuar mbi 300 milionë euro për përforcime.

Në repartin ofensiv, në pritje të përforcimeve, Rafael Leao do të luajë sërish si sulmues i parë:

Milan-i sfidon Liverpool-in në Hong Kong! Allegri: Nuk është

“Ndaj Arsenalit më pëlqeu, ashtu si e gjithë skuadra. Mbrojtëm mirë, por duhet të jemi më të saktë para portës.”, shton Allegri.

I pyetur për objektivat e këtij para-sezoni, Allegri shtoi se së pari do të ndërtojë skuadrën dhe lojtarët të njihen më mirë e më tej do të vijojë me përmirësimin e ekipit.

Milan-i sfidon Liverpool-in në Hong Kong! Allegri: Nuk është

Megjithatë ai pret më shumë nga Modric që do t’iu bashkohet në fund të gushtit ku do të punohet në aspektin teknik