Papa Leoni XIV apelon për t’i dhënë fund ‘b*rbarisë’ në Gaza
Nga OraNews Përditësimi i fundit 21 Korrik 2025, 13:30
Papa Leoni XIV ka bërë thirrje për “një ndalesë të menjëhershme të barbarisë së luftës” pas një sulmi izraelit ndaj famullisë katolike në qytetin e Gazës që vrau tre civilë dhe plagosi disa të tjerë, përfshirë priftin e famullisë.
Sulmi ndodhi të enjten në mëngjes në kishën e vetme katolike të Gazës, ku rreth 600 njerëz ishin strehuar Papa i identifikoi viktimat si Saad Issa Kostandi Salameh, Foumia Issa Latif Ayyad dhe Najwa Ibrahim Latif Abu Daoud, dhe tha se ishte “i afërt” me ta dhe familjet e tyre.
Veçanërisht, ai i bëri thirrje të respektojë “detyrimin për të mbrojtur civilët, si dhe ndalimin e ndëshkimit kolektiv, përdorimit pa dallim të forcës dhe zhvendosjes me forcë të popullsisë”.
