Tre kamionë të OBSH-së që transportojnë ilaçe pritet të hyjnë në Gaza. IDF, urdhra evakuimi në Gazën qendrore
Ministria Palestineze e Shëndetësisë e drejtuar nga Hamasi njoftoi se Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) do të dërgojë sot tre kamionë të ngarkuar me ilaçe dhe furnizime mjekësore për në spitalet në Rripin e Gazës.
Kamionët nuk përmbajnë ushqim, sipas një njoftimi për shtyp të publikuar në Telegram.
"Ministria e Shëndetësisë u bën thirrje qytetarëve, të gjitha autoriteteve, familjeve dhe palëve të interesuara të bëjnë çdo përpjekje për të mbrojtur konvojin, për të parandaluar çdo ndërhyrje me kamionët dhe për të lejuar mbërritjen e tyre të sigurt në spitale për të shpëtuar jetën e të sëmurëve dhe të plagosurve", theksoi deklarata.
Ndërkohë ushtria izraelite (IDF) ka lëshuar një njoftim evakuimi për banorët palestinezë të zonës jugperëndimore të Deir al-Balah në Rripin qendror të Gazës, ndërsa përgatitet të fillojë operacionet tokësore në qytet, për herë të parë që nga fillimi i luftës, raporton The Times of Israel.
"IDF vazhdon të operojë me forcë të madhe për të shkatërruar aftësitë e armikut dhe infrastrukturën terroriste në zonë, ndërsa zgjeron operacionet e saj në një zonë ku nuk ka vepruar kurrë më parë", tha për X zëdhënësi i IDF në gjuhën arabe, Avichay Adraee./ ANSA.
