Psikologia Halimi: Frika nga divorcet po i largon të rinjtë nga martesa dhe familja
E ftuar në studion e lajmeve në “Ora News”, psikologia Arbjola Halimi hodhi dritë mbi ndikimin që ka rritja e divorceve dhe pasiguritë bashkëkohore në perceptimin e të rinjve për martesën dhe krijimin e familjes.
"E para kemi një rritje të çifteve të reja që përfundojnë në divorc. Ky sigurisht nuk është një tregues pozitiv për personat të cilët duan të nisin një cikël jete dhe të ndërtojnë familje.
Rritja e numrit të divorceve rrit frikën tek personat e pa martuar për të pasur një jetë të qëndrueshme me partner e me radhë kështu që gjithmonë krijohet një lloj stepje.
Duhen bërë studime në komunitet os në shoqëri të caktuara sepse në ka diversitet përsa i përket shkakut, ka një trend global për një rritje të numrit të të pa martuarve, ose shtrirje të kohës, të moshës për t'u martuar dhe duhen bërë studime në shoqëri të ndryshme pasi ka diferenca që fillimisht janë diferenca kulturore, pra mendësia që ekziston në komunitete të ndryshme përsa i përket martesës.
Fakt është që globalizimi po sjell dhe një të vërtetë tjetër përsa i përket krijimit të familjes dhe martesën. Ajo që unë ndesh në punën time është një lloj frike përsa i përket fillimit të një jete në të cilën ti ke një partner dhe ndërkohë pritet të kesh edhe pasardhës. Kjo nuk është një gjë e mirë për mendësinë e sotme kundrejt martesës dhe krijimit të familjes, pasi ështe një mendësi kryesisht negative që vjen nga frika sepse ne kemi nxjerrë në pah vetëm elementët negativ, pra përgjithësisht po të shikosh sot edhe në rrjetet sociale dhe kur komunikojmë me njëri tjetrin gjithmonë përmenden ato anët negative të një bashkëjetese të qëndrueshme dhe është shmangur fokusi nga përfitimet sociale, individuale, emocionale, psikologjike që vijnë nga krijimi i një familje dhe nga stabiliteti njerëzor", u shpreh Halimi.
Për më shumë ndiqni intervistën e plotë:
