FOTO-ALBUMI/ “Disa miqësi kthehen në familje, e pastaj në skuadra mamash” - Dedikimi i Kiarës për miqësinë me Liesën

Moderatorja e dashur për publikun, Kiara Tito, ka ndarë një moment të ëmbël e plot emocione në “Instagram”, ku shihet me mikeshën e saj të ngushtë, Liesën dhe dy vajzat e vogla të tyre.  

Të veshura me fustane të bardha dhe të rrethuar nga dashuria, dy nënat duken të lumtura dhe krenare teksa rrisin së bashku vajzat e tyre. 

Një dedikim i ndjerë për miqësinë që ka kaluar nga adoleshenca në amësi: 

“Nga barku i shtatzënisë te përqafimet e foshnjave. Kemi ëndërruar së bashku, jemi rritur së bashku, dhe tani po rrisim qenie të vogla krah për krah. Disa miqësi kthehen në familje, e pastaj në skuadra mamash”. 

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Kiara Tito (@kiaratito)