''Armiku i Jashtëm''/ Shehu: Karikatura ka qenë e kontrolluar nga shteti

Shkrimtari, Bashkim Shehu  i ftuar në emisionin ‘’Ora e Betit’’ në Ora News u shpreh se karikatura ka qenë e kontrolluar nga shteti.

Shehu: Unë them se kishte hapësirën e lirisë ndoshta në aspektin formal, në aspektin artistik të krijimit.

Sepse karikatura lejonte si të thuash deformimin e figurës në kuptimin antinaturalist.

Gjë që ishte e ndaluar në pikturë në përgjithësi.

Por nga ana tjetër ishte krejtësisht e kontrolluar në përmbajtje përsa i përket  temave që trajtoheshin, në mënyrën se si trajtoheshin.

Më tepër se koncepti ajo që ka evoluar është shfaqja.

Karikatura si çdo organ tjetër i shtypit ka qenë i kontrolluar nga pushteti.

Ishte në funksion të propagandës zyrtare të pushtetit.