“S’di as ku është Alliasi”/ Debat i ashpër mes Kozakut dhe Suadës: Ç’punë kam unë me arabët, hyj në një hotel, dil nga një tjetër (VIDEO)
Një debat i ndezur ka ndodhur mes Kozakut dhe Suadës, dy personazhe të njohur të rrjeteve sociale, të cilët kanë shkëmbyer replika të forta në një përballje ku temë diskutimi ishte… vendbanimi.
Gjithçka nisi kur Suada përmendi se nuk e dinte ku ndodhet Alliasi, zona ku banon Kozaku, duke e quajtur atë "një vend kot" dhe shtuar se ajo vetë jeton në Dubai. Kjo deklaratë nxiti reagimin e menjëhershëm të Kozakut, i cili e mori personale komentin për lagjen e tij dhe iu kundërpërgjigj me tone të ashpra.
“Po ti i di hallet e mia pse rri në Allias? Kush k***n je ti të t'i them gjërat e mia”, i tha ai, duke vijuar më tej me komente ironike për jetën në Dubai. “Ç’punë kam unë në Dubai me arabët? Nonën dhe babën i kam këtu. Çfarë pune kam unë në Dubai, hyj në një hotel, dil nga një tjetër?”.
Nga ana tjetër, Suada theksoi se me më shumë mundësi financiare, dikush do të zgjidhte të jetonte në Dubai ose Miami.
