Se*s kur temperaturat përvëlojnë? Është e mundur, tundues por më i vështirë
Të bësh seks në stinën e verës, kur temperaturat për shkak të të nxehtit bëhen të papërballueshme, për disa është sfilitëse por për të tjerë, është adrenalinë.
Muzika e mirë në bregdet, deti, jodi, koktejlet, trupi i ekspozuar dhe rrezet e diellit e rrisin shumë dëshirën për të kryer marrëdhënie seksuale.
Por ekspertët e seksit dhe sitet dedikuar marrëdhënieve intime, sugjerojnë se seksi shijon shumë gjatë verës, absolutisht por është më i këshillueshëm në dimër, nëse disa prej gjetjeve të më poshtme do të mund t’i zbatoni:
- Askush nuk mban erë të mirë gjatë një dite të nxehtë me diell (Imagjinoni pak erën e tmerrshme të dikujt që ka punuar gjithë ditën, edhe sikur të ketë bërë dush, imagjinoni lodhjen gjatë seksit dhe djersitjen, e tmerrshme).
- Dita është shumë e ndritshme dhe seksi gjithmonë është më tërheqës nën praninë e errësirës. (Imagjinoni të bëni seks në dimër, ndërkohë që jashtë është errësirë)
- Nuk mund të bëni seks nën çarçafë pasi është shumë, shumë nxehtë ( Kjo gjithmonë hidhet poshtë kur keni kondicioner, ose jeni nga ata që fatura e dritave gjatë verës ju vjen e lartë).
- Keni lëkurë të djegur nga dielli dhe çdo prekje ju shkakton dhimbje (As nuk mund ta çojmë nëpër mend diçka te tillë, është tepër e dhimbshme kur e mendon, jo më të ndodhë)
- Nëse përgjatë verës mund ta keni problem që të tjerët të shohin shenjat tuaja në trup të lëna nga seksi, aq më tepër nëse jeni në punë nuk tingëllon aspak serioze, nuk mund t’i fshihni shenjat (Në dimër i fut një shall sipër dhe je në rregull).
- Nisur te puna e djersitjes më sipër, nuk mund të bëni seks të shpejtë, pa paramendim e të dalë ku të dalë, pasi ‘pasojat’ do te jenë jo fort të këndshme për ju.
Por, kjo nuk do të thotë që duhet të rrini pa bërë seks, pavarësisht situatës.
