E rëndë në Francë, 10-vjeçarja humb jetën nga vapa
Nga OraNews Përditësimi i fundit 3 Korrik 2025, 10:34
Një vajzë 10-vjeçare amerikane ka humbur jëtën në Francë nga temperaturat e larta.
E mitura vdiq dje pasi i ra të fikët për shkak të nxehtësisë në oborrin e Pallatit të Versajës, të cilin po e vizitonte me prindërit e saj, tha një burim policor për Le Figaro.
E ndjera ishte ankuar për nxehtësinë pak para se të ndihej keq, rreth orës 6:20 të mbrëmjes.
Sipas mediave të huaja vajza ishte me çrregullime të spektrit të autizmit, “por jo për një problem me zemrën”.
