Ish-mesfushori i Anglisë përfundon në pranga
Nga OraNews Përditësimi i fundit 1 Korrik 2025, 17:31
Ish-mesfushori i Anglisë, Paul Ince, përfundoi pas hekurave, pasi akuzohet për drejtim mjeti në gjendje të dehur.
Sipas stacionit BBC, lojtari që ka veshur 52 herë fanellën e “Tre Luanëve”, u arrestua pasi u përplas në një rezervat qendror në Cheshire, një qark në veriperëndim të Anglisë.
“Oficerët shkuan në vendngjarje dhe arrestuan 57-vjeçarin.
Paul Ince është akuzuar kështu për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit”, tha Policia e Cheshire në një deklaratë.
Ai është liruar me kusht dhe do të paraqitet në Gjykatë, të premten e 18 korrikut.
Ish-mesfushori Ince luajti për Manchester United, Interin dhe Liverpulin, duke fituar dy tituj të Premier Ligës dhe dy Kupa FA.
