Hidhet shorti i Conference League, Partizani dhe Vllaznia mësojnë rivalët
Nga OraNews Përditësimi i fundit 17 Qershor 2025, 16:27
Sot në orën 16:00 u hodh shorti për turin e parë kualifikues në Ligën e Konferencës.
Partizani, Vllaznia, por dhe skuadrat e tjera shqiptare, Deçiq me Malishevën mësuan kundërshtarët e tyre.
Transferta të largëta për Partizanin dhe Vllazninë, që do luajnë respektivisht përballë estonezëve të Nome Kalju dhe letonezëve të Daugavpils.
Ndeshjet e para do të luhen më 10 korrik dhe ato të kthimit më 17 korrik.
Vllaznia e luan takimin e parë në shtëpi, ndërsa Partizanit i duhet të udhëtojë.
Shorti nuk u tregua bujar me Malishevës, që do të sfidojë Vikingur. Në anën tjetër Deçiq gjeti Sileksin në short.
Kujtojmë se Dinamo do e nisë rrugëtimin nga turi i dytë i Ligës së Konferencës.
Skuadra e Ilir Dajës ishte me fat pas përjashtimit të Drogedës.
