Izraeli paralajmëron civilët iranianë pranë objekteve ushtarake: Largohuni menjëherë, mos u ktheni derisa…
Nga OraNews Përditësimi i fundit 15 Qershor 2025, 09:11
Zëdhënësi i ushtrisë izraelite, Avichay Adraee, ka dhënë një paralajmërim urgjent për evakuimin e të gjithë civilëve iranianë që ndodhen pranë objekteve të prodhimit të armëve dhe institucioneve mbështetëse.
Në një postim në rrjetet sociale, ai bëri thirrje:
“Të gjithë personat që aktualisht ose në të ardhmen e afërt ndodhen në ose rreth objekteve ushtarake të prodhimit të armëve dhe institucioneve mbështetëse duhet të largohen menjëherë nga këto zona dhe të mos kthehen deri në një njoftim të dytë.”
Ky paralajmërim vjen në kuadër të përshkallëzimit të tensioneve mes Izraelit dhe Iranit.