Vijon ngërçi politik/ Dështon për herë të 30-të konstituimi i Kuvendit në Kosovë

Ngërçi politik në Kosovë vazhdon, ndërsa përpjekjet për konstituimin e Kuvendit kanë dështuar për të 30-tën herë radhazi.

Seanca e planifikuar për sot u ndërpre sërish për mungesë kuorumi, duke thelluar krizën institucionale që ka përfshirë vendin pas zgjedhjeve të fundit.

Përfaqësues të partive politike vazhdojnë të mos bien dakord për ndarjen e posteve kyçe dhe për emërimin e kryesisë së Kuvendit, duke e lënë të paralizuar funksionimin e organit më të lartë legjislativ në vend.

Sipas njoftimit zyrtar nga Kryesia e Kuvendit, seanca e radhës do të mbahet pas dy ditësh, në përpjekje për të tejkaluar bllokimin dhe për të kaluar në fazën e formimit të institucioneve të reja.