Gjyqi për "Banjskën", Berisha: Ky është rasti më i komplikuar për gjykatën e Kosovës, dosja duhet të kalojë testin e drejtësisë

Sot në Gjykatën Themelore në Prishtinë po mbahet seanca e radhës për rastin “Banjska”, që lidhet me sulmin terrorist të 24 shtatorit 2023 në veri të Kosovës, ku u vra rreshteri i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku.

Për të kuptuar më shumë mbi hetimet e ngjarjes së 26 shtatorit të dy viteve më parë, në hapësirën "Për shqiptarët" në "Ora News", ishte i ftuar avokati Eset Berisha.

Berisha tha se tashmë është ngritur një aktakuzë ndaj sulmit në Banjskë dhe dosja duhet të kalojë testin e drejtësisë.

Berisha: Kjo është një prej rasteve më të komplikuara ku është përfshirë gjyqësia e Kosovës, ku bëhet fjalë për një akt terrorist në një pjesë të vendit, ku akuzohen 45 persona, 3 në paraburgim dhe të tjerët në arrati.

Janë zhvilluar hetime dhe janë mbledhur me qindra prova materiale dhe kanë rezultuar në një aktakuzë të mbështetur në prova. Tashmë duhet ta kalojë në testin e drejtësisë.