Katz: Urdhërova IDF-në të ndalojë anijen Madleen drejt Gazës
Nga OraNews Përditësimi i fundit 8 Qershor 2025, 18:56
Ministri izraelit i Mbrojtjes, Israel Katz, thotë se i ka dhënë udhëzime ushtrisë që të parandalojë lundrimin e një anijeje me aktivistë drejt Gazës.
Midis 12 aktivistëve në bord janë Greta Thunberg, aktivisti brazilian Thiago Avila dhe Rima Hassan, një anëtare franko-palestineze e Parlamentit Evropian.
“Unë i kam dhënë udhëzime IDF-së që të veprojë në mënyrë që Madleen të mos arrijë në Gaza.
”Gretës antisemite dhe miqve të saj, u them qartë: duhet të ktheheni prapa, sepse nuk do të arrini në Gaza”, tha Katz në një deklaratë.
