FOTO/ Treni përpl*s makinën në Gjermani, ndërron jetë shoferi
Nga OraNews Përditësimi i fundit 5 Qershor 2025, 08:29
Në Gjermani, një tren rajonal në Nordbahn është përplasur me makinën në të cilën gjendeshin dy persona.
Aksidentit nuk i mbijetoi shoferi i makinës, ndërkaq pasagjeri në makinë u plagos rëndë dhe u desh të transportohej me helikopter në spital, shkruan Bild.
Zjarrfikësit dhe policia federale iu përgjigjën vendit të aksidentit.
Rreth 50 pasagjerët në tren nuk u lënduan. Departamenti i zjarrfikësve evakuoi trenin dhe transportoi pasagjerët me autobus në stacionin më të afërt.

