U zhduk 18 vite më parë, autoritetet portugeze nisin kërkimet në zona të ndryshme për gjetur gjurmë të Madeleine McCann
Hetimi për zhdukjen e vogëlushes Madeleine McCann po vazhdojën në Portugali, me autoritetet që janë shumë të kujdesshme në lidhje me informacionin që publikojnë. Policia nuk ka thënë saktësisht se çfarë e nxiti këtë hetim nëse ishin prova të reja, një informacion apo diçka tjetër.
Policia po heton, ndër të tjera, fermën ku jetonte i dyshuari Christian B. në atë kohë, kur ai punonte në zonë. Ata nuk po zbulojnë se ku do të hetojnë çdo ditë, me zona të gjera të bllokuara ku ndaohet edhe fluturimi i dronëve.
Hetuesit po kërkojnë çdo provë që sugjeron se Madeleine u zhvendos në atë zonë nga apartamenti në fshat ku jetonte familja e saj. Ata zbrazën një pus dhe pastruan tokën përreth një ndërtese të braktisur.
Ata nuk po kërkojnë vetëm mbetje, por edhe objekte si lodra ose çdo gjë që mund të ketë ADN mbi të. Përveç policisë dhe zjarrfikësve portugez, në hetim po merr pjesë edhe policia gjermane. Hetuesit planifikojnë gjithashtu të përdorin pajisje radari që mund të skanojnë pesë metra nën tokë.
Madeleine ishte tre vjeçe kur u zhduk nga një kompleks apartamentesh më 3 maj 2007, ndërsa ishte me pushime me familjen e saj. Zhdukja e saj shkaktoi një hetim policor në të gjithë Evropën dhe është bërë një nga rastet më të njohura të personave të zhdukur në botë. Hetuesit gjermanë kanë qenë në ballë të hetimeve që nga viti 2020, të cilat identifikuan 48-vjeçarin Christian Bruckner - i cili aktualisht është në burg në Gjermani - si të dyshuarin kryesor.
Ai aktualisht po vuan dënimin në Gjermani pasi u denoncua nga një turist 72-vjeçar amerikan në Portugali në vitin 2005. Ai pritet të lirohet më vonë këtë vit. Autoritetet gjermane e dyshojnë atë për vrasje, por nuk kanë gjetur prova të mjaftueshme për të ngritur akuza. Bruckner ka mohuar vazhdimisht çdo përfshirje.
Kërkimi është i pari që kryhet në dy vjet. Kërkimi i mëparshëm në vitin 2023 u përqendrua në një digë të largët, 40 minuta larg me makinë nga vendi ku Madeleine u pa për herë të fundit. Brickner, i cili kaloi kohë në zonë midis viteve 2000 dhe 2017, u gjet se kishte foto dhe video pranë rezervuarit.
