Maturantët nisin sezonin, psikologia Arjana Muça flet për stresin para dhe gjatë provimeve!
Këtë të marte nisin zyrtarisht “ethet” për maturantët, pasi japin testin e parë me detyrim, atë të Gjuhës së Huaj, duke startuar sezonin e provimeve që përfundon më 24 qershor.
Për të kuptuar më shumë me ngarkesat emocionale me të cilat përballen maturantët gjatë kësaj periudhe e ftuar në një intervistë për “Ora News” ishte prikologia Arjana Muça.
“Stresi është një nga faktorët që do t’i shoqërojë ata gjatë gjithë kohës së provimeve të tyre. Por të mos harrojmë se stresi luan shumë rol me menëyrën se si ata do ta përceptojnë tezën e provimit, zhvillimin e pyetjeve dhe nganjëherë kjo ngarkesë emocionale do t’i përballë ata edhe me bllokimin e tyre për të dhënë maksimumin e dijeve që ata kanë.
Po ashtu ka dhe faktorë të jashtëm që ndikojnë dhe nxisin më shumë këtë stres. Jemi ne prindërit të parët që i ngarkojmë më shumë se ç’duhet fëmijët sidomos në provimin e parë, sepse pritshmëritë tona si prindër janë shumë të larta për arritje dhe rezultate shumë të larta, duke menduar gjithmonë për të ardhmen e tyre, profesionin që ata do të zgjedhin dhe nota mesatare do të thosha që është një nga elementët që i vë maturantët përballë përgjegjësisë duke iu vënë atyre edhe një sfidë shumë të madhe, ndoshta përtej aftësive që gjithsecili prej tyre ka.
Kjo i çon ata drejt një stresi të papërballueshëm, sidomos në ditën e parë të provimeve, i cili duhet të jetë sa më i lehtë, prindi duhet të jetë sa më pranues dhe ajo që ne i themi është që fenomeni i stresit të kalohet sa më lehtë dhe të tregojnë vërtetë njohuritë e tyre që kanë marrë përgjatë gjithë viteve të gjimnazit”, u shpreh ndër të tjera psikologia Arjana Muça.
NDIQNI INTERVISTËN E PLOTË ME PSIKOLOGEN ARJANA MUÇA

