Stojkovic nuk përmbahet përpara gazetarëve: Milinkovic-Savic ka refuzuar pesë herë ftesën, Shqipëria...
Para ndeshjes së parë kualifikuese për Kupën e Botës kundër Shqipërisë në Tiranë, trajneri i kombëtares së Serbisë, Dragan Stojković, i njohur si Piksi, doli para medieve dhe dha deklarata të fuqishme që tërhoqën vëmendje të madhe.
Ai foli hapur për lojtarët e ftuar e të përjashtuar, për situatat me disa prej emrave më të njohur të futbollit serb si Dušan Tadić, Sergej Milinković-Savić dhe Nemanja Radonjić, si dhe për përballjen me Shqipërinë.
Ai nuk kurseu as kritikat dhe mori përgjegjësinë për zgjedhjet e tij, duke theksuar se zgjedhjet i bën vetëm ai dhe thirrja të luajtur për Serbinë është meritë, jo dhuratë. Më poshtë janë pikat kryesore të deklaratave të tij.
Për Sergej Milinković-Savić: ‘Nuk do të ftohet më në kombëtare për sa kohë do të jem unë trajner i Serbisë. Kam kontaktuar pesë herë dhe po kaq herë kam marrë përgjigje negative. Sergej ka thënë se nuk është gati as fizikisht, as psikologjikisht.
Për ndeshjen ndaj Shqipërisë: ‘Është vetëm një ndeshje futbolli, besoj do të pritemi mirë. Shqiptarët janë shumë të motivuar, por nuk dua që ky takim të politizohet. Lojtarët e Serbisë janë mësur me presion, ndaj nuk mendoj se atmosferë do të ndikojë negativisht.’
Për Dušan Tadić: Vendimi për t’u larguar nga kombëtarja ishte personal i Tadićit. Nuk ka pasur mosmarrëveshje dhe e kam respektuar si kapiten. Nemanja Radonjić? Ai po dëmton veten dhe ekipin. Përfaqësimi në kombëtare fitohet me punë, jo me emër.”
Për Aleksandar Katai: ‘U përfshi në listë për shkak të formës dhe përvojës, ndërsa më parë nuk është grumbulluar për arsye fizike dhe shëndetësore.’
Për Mile Svilar: ‘Ka kërkuar të mos ftohej më, pasi donte të luante për Belgjikën. Por ai nuk mund të përfaqësojë asnjë vend tjetër përveç Serbisë.’
Në këtë konferencë, ‘Piksi’ u paraqit i vendosur, i qartë dhe pa toleruar asnjë kompromis. Ai theksoi rëndësinë e disiplinës, përkushtimit dhe profesionalizmit në rrugën drejt kualifikimit në Kupën e Botës.
