“Ka nisur sezoni zjarreve, por jo në Shqipëri” - Ngrihet në Finiq Qendra Rajonale e Emergjencave Civile
Aty ku dikur ishte një nga bazat kundërajrore të ushtrisë, sot në ish-repartin e Kranesë në Finiq është vendosur qendra rajonale e emergjencave civile.
Prej aty do të monitorohet situate e zjarreve, fatkeqësive të tjera natyrore apo dhe ndihma të ndryshme që mund të kërkohet gjatë sezonit turistik
Për t’i shërbyer bashkive Delvinë, Finiq, Konispol e Sarandë aty është vendosur dhe një qendër e lëvizshme operacionale.
Prej aty do të koordinohen veprimet.

Koordinon të gjithë sistemet ne kohe reale me vendet e tjera, përfshirë parashikime apo fenomene që janë duke ndodhur.
Me pajisjet e duhura në kohë reale mbërrijnë informacionet jo vetëm për territorin shqiptar.
Jugu i Shqipërisë konsiderohet si zonë me risk të lartë për zjarre për shkak edhe se në verë ka një rritje të lartë të popullisë.
Së bashku me krijimin e qendrës së emergjencave u theksua dhe nevoja për më shumë staf.

