Po transportonte nëntë kg kokainë nga Zvicra në Itali/ Arrestohet 23-vjeçari shqiptar
Nga OraNews Përditësimi i fundit 30 Maj 2025, 18:27
ITALI- Një 23-vjeçar shqiptar është arrestuar në kufirin mes Zvicrës dhe Italisë.
Sipas mediave të huaja 23-vjeçarit i janë gjetur nëntë kilogramë kokainë të fshehura në makinë.
Arrestimi u njoftua në një njoftim për shtyp të lëshuar të premten nga Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm, policia kantonale dhe Zyra Federale për Doganat dhe Sigurinë Kufitare të Zvicrës (UDSC).
I riu i arrestuar po drejtonte një makinë duke u larguar nga Zvicra.
Kontrolli i automjetit nga bashkëpunëtorët e UDSC-së çoi në zbulimin e afërsisht 9 kg bruto kokainë.
23-vjeçari u mor në pyetje dhe u arrestua më pas nga oficerët e policisë kantonale.
