Rikthehet piktori “i padukshëm”/ Banksy ngre një far në zemër të Marsejës
Banksy është një nga artistët më të njohur dhe njëherazi më të fshehtë të kohëve moderne. I njohur për stilin e tij të veçantë të artit rrugor me mesazhe politike, sociale dhe emocionale, ai ka ruajtur gjithmonë anonimitetin.
Këtë herë ka publikuar një imazh të një vepre të re, e cila besohet të jetë realizuar në jug të Francës, në qytetin bregdetar të Marsejës.
Ajo përfshin një shndërrim të hijes së një shtylle në formën e një fari. Në mur, krahas objektit, janë shkruar këto fjalë: “Dua të jem ajo që pe tek unë.”
Ky mesazh, që ngjall reflektim dhe emocion, mendohet se është frymëzuar nga teksti i këngës “Softly” nga grupi country amerikan Lonestar, që thotë:
“Dua të jem ajo që sheh tek unë. Dua të të dua në mënyrën që ti më do mua.”
Një mori veprash të Banksy-t me tematikë kafshësh u shfaqën në Londër vitin e kaluar, duke përfshirë një rinoceront që duket se hipën mbi një Nissan Micra argjendi, dy silueta elefantësh me feçkat e tyre të shtrira drejt njëra-tjetrës, tre majmunë që dukeshin sikur lëkundeshin në një urë dhe një gorillë mbi një qepen në kopshtin zoologjik të Londrës.
