I jep fund bashkëpunimit me menaxherin? Reagon për herë të parë Dafina Zeqiri

Këngëtarja e njohur nga Kosova, Dafina Zeqiri prej ditësh tashmë është në qendër të vëmendjes për shkak të raportimeve se ajo ka ndërprerë bashkëpunimin me menaxherin e saj, Pëllumb Çitakun.

Bazuar në informacionin që po qarkullon në mediat rozë, marrëdhënia mes tyre ka përfunduar pas një kohe të gjatë bashkëpunimi, ndërsa këngëtarja ka ndërmarrë edhe hapa konkretë, duke e hequr Çitakun nga lista e ndjekësve në rrjetet sociale, një veprim që ka ngritur edhe më shumë dyshimet për prishjen e raporteve.

Ndërkohë Dafina ka reaguar përmes një postimi të shpërndarë në InstaStory, ku citon një artikull të MTV Kosova.

“E vërteta për Dafina Zeqirin: As krizë, as kaos! Vetëm vendime të menduara dhe jetë e qetë.”- thuhej në postimin e ndarë nga artistja, e cila nuk ka shtuar koment tjetër.