PARADA! Komuniteti LGBTQI+ marshon në Tiranë, Gonzato: Nuk kërkojnë dhembshuri, por respekt
Në Tiranë u organizua parada e komunitetit LGBT, ku pjesëtarë të komunitetit kërkojnë të drejta të barabarta, mos të diskriminohen dhe bullizohen. I pranishëm ambasadori i BE Silvio Gongato, i cili tha se nuk duhet që të ketë diskriminim ndaj këtij komuniteti.
Me flamuj në duar dhe me pankarta që mbajnë mbishkrimin 'Liri barazi dhe siguri', komuniteti LGBT marshuan në kryeqytet.
Kërkuan të drejta të barabarta dhe mosdiskriminim.
I pranishëm ishte dhe ambasadori i BE-së në Tiranë Silvio Gonzato, i cili theksoi nevojën e mbrojtjes më të mirë ligjore.
Për këtë mori mbështetjen e ministres së Shëndetësisë Albana Koçiu, e cila theksoi dhe nevojën për barazi.
Ndërkaq, përfaqësues të të drejtave të njeriu theksuan respektimin e diversitetit dhe gjithëpërfshirjen.
