S*lm me th*kë në stacionin e trenit në Hamburg / Raportohet për 12 persona të lënduar
Nga OraNews Përditësimi i fundit 23 Maj 2025, 19:26
Të paktën 12 persona u plagosën në një sulm me thikë në stacionin kryesor të trenit të Hamburgut të premten pasdite. Policia tha se tre viktima janë në gjendje kritike, tre të tjerë janë plagosur rëndë dhe gjashtë kanë lëndime të lehta.
Gjithashtu Bild raporton se një grua u arrestua nga policia federale.