Merz paralajmëron për rreziqet ndaj demokracisë, ndërsa Gjermania feston 76-vjetorin e Kushtetutës
Kancelari gjerman, Friedrich Merz paralajmëroi sot se demokracia duhej të mbrohej nga ata që e sulmonin atë “nga brenda dhe nga jashtë”.
Deklarata e Merz erdhi me rastin e Ditës së Kushtetutës, 76-vjetori i përkujtimit të Ligjit Themelor ose kushtetutës së Gjermanisë.
“Kushtetuta e Gjermanisë lejon një jetë lirie, paqeje dhe sigurie, gjë për të cilën duhet të jemi krenarë”, shkroi Merz në X.
“Por, liria jonë po sulmohet nga brenda dhe nga jashtë si rrallë më parë. Kjo është arsyeja pse ne duhet të mbrojmë një sundim të fortë të ligjit dhe të mbrojmë demokracinë tonë çdo ditë”, paralajmëroi ai.
Kushtetuta e Gjermanisë u shpall më 23 maj 1949. Këtë vit, në Ditën e Kushtetutës, presidenti gjerman, Frank-Walter Steinmeier po organizon eventin hapës të iniciativës së tij “Dita e nderit. Për ju. Për ne. Për të gjithë”.
Kreu i shtetit po takohet me rreth 40 aktivistë dhe vullnetarë të rinj nga shoqatat dhe bashkitë.
